Politike

"Shqipëria progres të paprecedentë që prej 2024-s", Rama për deklaratën e Kos: Do të bëjmë gjithçka për t'u ulur si të barabartë rreth tryezës së BE

Në lidhje me deklaratën e saj, ka reaguar Kryeministri Rama, i cili pëmes një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka që duhet, për t'u ulur rreth tryezës së BE-së. 

4 Nëntor 2025, 15:16 Nga E.d
"Shqipëria progres të paprecedentë që prej
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të Komisioneres evropiane për zhvillim, Marta Kos. Kos tha se Shqipëria ka bërë një përparim të paparë dhe se ky rezultat i jashtëzakonshëm është një angazhimi i fortë politik i Shqipërisë dhe aspiratave evropiane të shoqërisë.

Në lidhje me deklaratën e saj, ka reaguar Kryeministri Rama, i cili pëmes një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka që duhet, për t'u ulur rreth tryezës së BE-së. 

"Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t'u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku." shkruan Rama./Dosja.al

Postimi i Edi Ramës

marta kos edi rama be

Sondazh

Poll