Politike

Samiti i Zgjerimit të BE, Rama: Në 2030 në tryezën e vendeve të BE-së! Në 2027 duhet të kemi mbyllur negociatat

Gjatë një lidhje me Samitin “Euronews EU Enlargement Summit”, një platformë dialogu mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se në vitin 2030 Shqipëria do jetë në tryezën e Bashkimit Europian.

4 Nëntor 2025, 17:57 Nga E.d
Samiti i Zgjerimit të BE, Rama: Në 2030 në tryezën e vendeve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së bashku me Komisionin Evropian kanë rënë dakord për të mbyllur negociatat në vitin 2027. Gjatë një lidhje me Samitin “Euronews EU Enlargement Summit”, një platformë dialogu mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se në vitin 2030 Shqipëria do jetë në tryezën e Bashkimit Europian.

“Në fakt kur momenti mbërriti ne ishim shumë më të përparuar. Dhe Brukseli ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion në tokën Europiane për ta bërë Brukselin të zgjohej. Unë shpresoj shumë që do të ulemi së bashku rreth të njëjtës tryezë. Aq sa më takon unë mund të them se 2030 nuk është një datë që e kam parë në ëndërr por një afat që vjen si rezultat i punës. E nisim nga fakti që së bashku me Komisionin kemi rënë dakord mbi një kalendar që është ambicion detyrash shtëpie për ne për të mbyllur negociatat në 2027, ka mundësi për t’u bërë më shpejt, por le të themi në fund të 2027”, tha Rama./Dosja.al

edi rama be shqipëria

Sondazh

Poll