Politike

Sa mundësi ka Shqipëria për anëtarësimin në BE? Marta Kos: Ka shumë rrugë përpara

Gjatë fjalës së saj në Samin për zgjerimin e BE-së, Kos tha se procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027-ën është i mundur, por ka ende shumë rrugë para.

4 Nëntor 2025, 15:02 Nga E.d
Sa mundësi ka Shqipëria për anëtarësimin në BE?
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja evropiane për zhvillim, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria ka shumë rrugë përpara, për tu bërë pjesë e BE-së. Gjatë fjalës së saj në Samin për zgjerimin e BE-së, Kos tha se procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027-ën është i mundur, por ka ende shumë rrugë para.

Nga Brukseli, Komisionerja evropiane, Kos tha se duhet një proces ratifikimi që një vend të bëhet anëtare e BE-së.

“Një vend nuk duhet të këtë dy kategori. Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027-ën është e mundur. Por është shumë rrugë para. Duhet një proces ratifikimi që një vend të bëhet anëtare e BE-së.”, tha ajo./Dosja.al

be bruksel marta kos

Sondazh

Poll