Politike

"Shqipëria ka bërë progres"/ Antonio Costa: Por Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 në BE, kanë përparimin më të madh

Por sipas tij, Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe ambicia e tyre për mbylljen e negociatave është e madhe. 

4 Nëntor 2025, 14:34 Nga I.A
"Shqipëria ka bërë progres"/ Antonio Costa: Por Mali i
Antonio Costa

BRUKSELPresident i Këshillit Evropian, Antonio Costa theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë për të ardhmen e rajonit. Gjatë fjalimit në Bruksel, Presidenti i KE vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit. Por sipas tij, Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe ambicia e tyre për mbylljen e negociatave është e madhe. Costa në fund theksoi se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 që do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. 

“Unë besoj se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 në 2028. Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh dhe ambicia e tyre për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2026 duket e besueshme, nëse ata vazhdojnë me të njëjtin angazhim dhe punë intensive për reformat e kërkuara. Shqipëria ka arritur progres të theksuar në rrugën e anëtarësimit“, tha Costa./Dosja.al

antonio costa

Sondazh

Poll