Aktualitet

Shpërthimi me tritol te 'Autosalon Skënderi'/ Pronari: Nuk kam konflikte me asnjë

Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së 'Autosalon Skënderi' në pronësi pesë vëllezërve, njëri prej tyre polic bashkie. Ndërkohë, njëri nga vëllezërit, Gëzim Skënderi ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me asnjë.

4 Nëntor 2025, 11:13 Nga E. D
Shpërthimi me tritol te 'Autosalon Skënderi'/ Pronari: Nuk
foto ilustruese

KUÇOVË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol në biznesin në Kuçovë, kompania që shet dhe jep me qira makina në lagjen Postobllok të Kuçovës. Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së 'Autosalon Skënderi' në pronësi pesë vëllezërve, njëri prej tyre polic bashkie.

Ndërkohë, njëri nga vëllezërit, Gëzim Skënderi ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me asnjë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Gjithashtu, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

gëzim skënderi

Sondazh

Poll