Aktualitet

E rëndë në Martanesh/ Aksidentohet administratori i minierës, humb jetën 62-vjeçari, policia shoqëron disa persona (EMRI)

Siç raportohet, 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë, ku fatkeqësit ai u aksidentua dhe si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë.

4 Nëntor 2025, 11:03 Nga E. D
E rëndë në Martanesh/ Aksidentohet administratori i
foto ilustruese

MARTANESH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh, ku si pasojë administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.

Siç raportohet, 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë, ku fatkeqësit ai u aksidentua dhe si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Poliicsë: 

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./Dosja.al

sulejman kurti

Sondazh

Poll