Politike

Projektligji për barazinë gjinore/ Mes debateve, Komisioni i Jashtëm e kalon vetëm me votat e PS

Në përfundim projektligji u votua me 8 vota të deputetëve të PS në komision, teksa mori 2 vota kundër të opozitës dhe një abstenim.

4 Nëntor 2025, 14:13 Nga I.A

Projektligji për barazinë gjinore/ Mes debateve, Komisioni i

TIRANË- Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kaluar sot vetwm me votat e PS projektligjin për barazinë gjinore. Ky projektligj ishte pika e parë e rendit të ditës që përfshiu në debate të forta opozitën dhe mazhorancën.

Në fund të diskutimeve, kryetari i komisionit, Igli Hasani, ftoi deputetët që të votonin. Në përfundim projektligji u votua me 8 vota të deputetëve të PS në komision, teksa mori 2 vota kundër të opozitës dhe një abstenim.

Më tej ai kaloi nen për nen dhe në tërësi. Kjo ishte pika e parë e diskutimit, teksa më herët deputeti demokrat Tritan Shehu u kërkoi socialistëve që të mos krijonin amulli dhe kaos dhe ta tërhiqnin projektligjin, duke propozuar që të hidhej në referendum. Ai tha se mazhoranca po kërkonte të minonte familjen tradicionale, ku qëllim ishte ndryshimi i gjinisë.

Deputeti Taulant Balla e mohoi, duke thënë se ky projektligj synonte vetëm barazinë gjinore mes burrave dhe grave, si në institucione shtetërore, ashtu edhe në ato private, ku të kishin të drejta dhe përfaqësim të barabartë.

igli hasani projektligji për barazinë gjinore

Sondazh

Poll