Politike

Reforma zgjedhore/ Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse

Në progres-raportin e KE-s, të publikuar ditën e sotme theksohet se është e nevojshme që të bëhet një Reformë gjithpërfshirëse zgjedhore.

4 Nëntor 2025, 13:09 Nga I.A
Reforma zgjedhore/ Progres-raporti i KE për
Komisioni Europian

BRUKSEL- Progres-raporti i KE për Shqipërinë ka dekalruar se nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse për Kodin Zgjedhor. Në progres-raportin e KE-s, të publikuar ditën e sotme theksohet se është e nevojshme që të bëhet një Reformë gjithpërfshirëse zgjedhore. Ndërkohë që shtohet se në kërë reformë duhet që të adresohen sa më shpejt rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR.

Pjesë nga raporti:

Reforma e pjesshme zgjedhore ndryshoi Kodin Zgjedhor, por nuk arriti të adresonte një numër rekomandimesh të hershme nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venedikut. Nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore. Parlamenti mund të ushtrojë pushtetet e tij në një mënyrë pjesërisht efektive. Polarizimi politik, mungesa e dialogut të vërtetë politik dhe përplasjet midis shumicës në pushtet dhe pjesëve të opozitës vazhduan të ndikonin në aktivitetin e Parlamentit, ndërsa proceset e konsultimit publik mbetën të kufizuara. Parlamenti pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura të krijuara me ligj mbetet një problem serioz. U vunë re shqetësime në lidhje me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit parlamentar ad hoc për thellimin e reformave për qeverisje të mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Pas zgjedhjeve të 11 majit, numri i komisioneve të përhershme u rrit nga tetë në njëmbëdhjetë, nga të cilat katër kryesohen nga opozita.

progres-raporti i ke për shqipërinë

Sondazh

Poll