Politike

Berisha denoncon skandalin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje, dokumenti u firmos vetëm në maj të vitit 2025

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama ka shtuar fondin me 150 milionë lekë, për studimin e fizibilitetit të tunelit të Llogarasë.

4 Nëntor 2025, 13:13 Nga E.d
Berisha denoncon skandalin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje dhe u firmos në muajin maj të vitit 2025. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama ka shtuar fondin me 150 milionë lekë, për studimin e fizibilitetit të tunelit të Llogarasë.

Kryedemokrati tha se fundi i dorëzimit të dokumenteve ishte data 28.7.2021 dhe se leja e zhvillimit është firmosur, pa u firmosur fituesi i tenderit. Në fund, Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se është "hajduti" i aeroportit të Vlorës.

"Edi Rama, jo vetëm ka firmosur, por ka shtuar fondin me 150 milionë lekë për studimin e fizibilitetit të tunelit të Llogarasë. Shtesë që e ka marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Pas kthimit nga Turqia dhe pasi anulimit të tenderit, shpallën tenderin përsëri me datën 24 qershor 2021. Me 3 qershor ishin në Ankara. Fundi i dorëzimit të dokumenteve ishte data 28.7.2021. Leja e zhvillimit është firmosur pa u firmosur fituesi i tenderit, 14 ditë përpara. Gjithçka e paracaktuar. Gjithçka e rakorduar. Leja e zhvillimit është firmosur që me datën 13.7.2021.

Leja e ndërtimit, kjo është famozja Adelajda Roka, është firmosur me 28.5.2025. Shikoni një kryeministër që shkon në Theth dhe i prish shtëpinë e ndërtuar në tokën e tij tjetrit, pse e ke ndërtuar pa leje, ndërkohë ndërton objektin 220 milionë euro pa leje dhe firmos lejen e ndërtimit me 28.5.2025. A mund ta imagjinoni ju? Ky është narkoshtet ku ligjet dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë. Tani më thoni ju mua, lejen e ndërtimit e ka Lubia apo e ka Edi Rama? Kush i ka lejet e ndërtimit. Nuk jam këtu për t’i bërë asnjë lloj avokatie, se ju e dini qëndrimin tim ndaj saj, por ajo është një Rahmetlie tani. Hajduti i vërtetë i kësaj afere, i aeroportit të Vlorës dhe të tjera që do shohim, është Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll