4 Nëntor 2025, 13:07
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se rruga e vetme për ti dhënë fund këtij regjimi, është që qytetarët të ngrihen në protesta. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se aeroporti i Vlorës është akoma më i rëndë për taksapaguesit shqiptarë, se tuneli i Llogarasë.
Kjo pasi sipas Berishës, Kryeministri Edi Rama ka firmosur kontratën që do i paguajë vetes së tij, gjoja Pacollit, 140 milionë euro 10 vitet e para për biletat e munguara. Kryedemokrati deklaroi se aeroporti për 10 vitet e para mund të ndërtohej me një të tretën e kapacitetit. Në fund, kreu demokrat tha se qytetarët duhet të ngrihen në protesta, pasi kjo është rruga e vetme për t’i dhënë fund këtij regjimi, i cili sipas tij nuk ka Kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka moral dhe vjedh në mënyrë të tmerrshme paratë e taksave të qytetarëve.
"E njëjta kompani turke është kompania e aeroportit të Vlorës. Përpiqet ta mbyllë, por aeroporti i Vlorës, për qytetarët shqiptarë, është akoma më i rëndë për taksapaguesit shqiptarë se tuneli i Llogarasë. Sepse në aeroportin e Vlorës, Edi Rama ka firmosur kontratën që do i paguajë vetes së tij, gjoja Pacollit, 140 milionë euro 10 vitet e para për biletat e munguara. A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur aeroporti për 10 vitet e para mund të ndërtohej me një të tretën e kapacitetit, e njëjta praktikë që është ndjekur me aeroportin e Tiranës. Pra, të dashur qytetarë dhe qytetare, unë mendoj se duke ngritur akuzën ndaj Belinda Ballukut, prokurori i çështjes ka ngritur akuzë, ose u ka autorizuar ju të ngrini akuzën më të fuqishme ndaj Edi Ramës. Ai, të jem i sinqertë, nuk u mjaftua me Ervis Berberin, as me Gjylin, as me Myzyrin. Pra, me asnjërin prej tyre nuk u mjaftua, shkoi tek Sulltanesha, tek Lubia për t’i thënë çdo shqiptari se ky është Edi Rama. Se Lubia me fustan është Edi Rama, burreci që fshihet pas fustaneve të grave. Se nuk do ta lëshoj gojën, turp.
E ka urdhëruar, nuk mund të bënte kurrë zëvendësi marrëveshjen 50 milionë. Marrëveshja është kryekëput e Edi Ramës. Ndaj qytetarë, gjithçka është e qartë para jush, është fjala juaj, është vullneti juaj për t’i dhënë verdiktin përfundimtar këtij hajduti që kombi nuk e ka pasur në gjithë historinë e tij. Pra, aktakuza lexon Belinda Balluku, por në fakt në moral, në germë dhe çdo gjë është kundër Ramaduros, kundër Edi Ramës. PD do ngrihet e tëra. Ky narkoshtet që në pamje të parë po shkërmoqet çdo ditë, jo të dashur qytetarë të dashur, ky po u vjedh ju çdo ditë. Në qoftë se nuk ngrihemi, ikën njëri, vjen tjetri dhe ju do vidheni gjithnjë e më shumë. Rruga e vetme është të ngrihemi, t’i japim duart këtij regjimi që nuk ka Kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka moral, por që vjedh në mënyrë të tmerrshme paratë e taksave tuaja," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha edi rama pd
Politike
4 Nëntor 2025, 12:58
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ndërtimi i tunelit të Llogarasë ka shkuar ...
Politike
4 Nëntor 2025, 12:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se tuneli i Llogarasë është një aferë ko...
Politike
4 Nëntor 2025, 12:49
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme. Në pr...
Politike
4 Nëntor 2025, 12:41
E. D
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër t&...
Politike
4 Nëntor 2025, 12:09
I.A
SPAK
BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme. Në progres-raport...
Politike
4 Nëntor 2025, 12:27
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sërish rekur në Gjykatën e Lartë, ku k&eum...
Politike
4 Nëntor 2025, 12:05
E. D
Veliaj dhe Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyr&...
Politike
4 Nëntor 2025, 11:30
E. D
Alqi Balloki
TIRANË- Alqi Ballokin, i cili akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës ...
Politike
4 Nëntor 2025, 11:13
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka anuluar në minutë të fundit udhëtimin për në Bruksel për samitin pë...
Politike
4 Nëntor 2025, 10:12
E. D
Alqi Blalko
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Ballokin, i cili akuzohet për korrupsion pasiv p&e...