Politike

Berisha mban një minutë heshtje për ish-zëvendëspresidentin e SHBA: Dick Cheney ishte mik i shqiptarëve që mbështeti pavarësinë e Kosovës

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Cheney ishte një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i cili mbështeti presidentin Bush në vendimin e tij për pavarësinë e Kosovës.

4 Nëntor 2025, 13:50 Nga E.d
Berisha mban një minutë heshtje për
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-zëvendëspresidentin e SHBA, Dick Cheney. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Cheney ishte një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i cili mbështeti presidentin Bush në vendimin e tij për pavarësinë e Kosovës.

"Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje! I përjetshëm kujtimi i tij. Zëvendëspresidenti Dick Cheney ishte një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe mbështeti presidentin Bush në vendimin e tij për pavarësinë e Kosovës. Lidhur me dhuratat e çmuara, të garantoj se nuk kam bërë kurrë dhuratë të çmuar kujt. Vetëm ka çmime. U tregoj një episod. Në vitin 1992, unë jam pritur në Buckingham Palace. Unë mora si dhuratë për mbretëreshën Elizabeth një shpatë me punime artizanale nga pazari i Krujës. Ajo kushtonte gjithsej në atë kohë 90 dollarë. E mora shpatën vetë dhe ia dërgova mbretëreshës. Një deputet laburist, komunist ekstremist, ngriti një komision hetimor parlamentar duke mashtruar se unë mora një shpatë me gurë të çmuar në muzeun kombëtar, kur ato ishin qelqe jeshile. Jo, unë nuk kam bërë dhurata të çmuara, kam pasur ato kufizimet ligjore. Aq sa lejojnë, aq kam bërë. Ai ishte një zëvendëspresident i nderuar që mbështeti pavarësinë e Kosovës," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll