Politike

Berisha: Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës

Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku. 

4 Nëntor 2025, 13:35 Nga E. D
Berisha: Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se ka pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës. Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku. 

"Tani, e vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur dhe më ka dhënë dorëheqjen si drejtues qarku. Nuk kam ndonjë koment tjetër gjersa ai e ka bërë publike dhe unë e vlerësoj dorëheqjen e tij dhe kaq mund të them. Sugjerimi i tij është sugjerim i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll