Politike

"Hajdut ndërkombëtar"/ Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Edi Ramës

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke, me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.

4 Nëntor 2025, 12:43 Nga E.d
"Hajdut ndërkombëtar"/ Berisha: Tuneli i Llogarasë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se tuneli i Llogarasë është një aferë korruptive e Kryeministrit Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke, me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.

Lideri i opozitës tha se kjo u ka kushtuar shqiptarëve 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.

"Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës. Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, që u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar. Është Rama dhe vetëm Edi Rama ai që ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë. Kompani, e cila me përcaktim ligjor, nuk mund të ishte nënkontraktor sepse e kishin skontuar. E kishin skontuar nga tenderi. Edhe njëherë aty ku ishim. Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021.

Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor. Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja. E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar?" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll