Bota

Taksa për mallrat serbe/ Haradinaj: Ata që s’janë dakord, mund të largohen nga qeveria

15 Mars 2019, 14:20 Nga DOSJA
Taksa për mallrat serbe/ Haradinaj: Ata që s’janë dakord,

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa  ndaj Serbisë, është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet si e tillë.

Haradinaj i ftuar në  TV Dukagjini, tha se taksa ekziston sepse ka dakordim mes partnerëve të koalicionit.

Partnerët e koalicionit kanë instrumente tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje. Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bjer edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri Hardinaj ka folur edhe për raportet me Presidentin, duke thënë se kanë disa dallime.

Ka pasur një mungesë trasnparence nga ana e tij për dialogun, por falënderojë atë dhe PDK-në që kanë votuar Platformën e dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni koalicioni qeveritar ramush haradinaj taksa per mallrat serbe koalicioni qeveritar ramush haradinaj taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll