Bota

Masakra me 49 viktima në Zelandë, Facebook: Mbyllëm llogarinë e autorit

15 Mars 2019, 12:02 Nga DOSJA
Masakra me 49 viktima në Zelandë, Facebook: Mbyllëm

ZELANDË E RE- Rrjetet më të mëdha sociale, Facebook, Instagram, Youtube dhe Tëitter kanë reaguar pas masakrës me 49 viktima që ndodhi në Zelandën e Re.

Në një deklaratë të tyren, pasi shprehën ngushëllimet për të gjithë familjarët, zëdhënësja e Facebook ka thënë se do të mbyllin llogarinë e autorit Brenton Tarrent.

Kjo pasi që sulmuesi ishte lidhur drejtpërdrejt me video në Facebook, dhe transmetonte live aktin e tmerrshëm. Përfaqësuesja e Facebook-ut në Zelandën e Re, Maria Garlick, i ka thënë këto gjatë një deklarate për mediat.

Ajo ka treguar se si Policia kishte njoftuar Facebook-un pasi kishte parë videon live. “Policia e Zelandës së Re na alarmoi për një video në Facebook, dhe ne e hoqëm hpejt nga llogaritë e Facebook-ut dhe Instagram-it. Po ashtu Facebook ka marrë masa që të fshihen të gjitha komëntet që janë në mbështetje të krimit”, u shpreh ajo.

Sot në Zelandën e Re, një 28-vjeçar, ka hyrë në dy xhami dhe ka vrarë 49 persona. Brendon Tarrent e ka filmuar të gjithë masakrën me një kamer trupi dhe  të gjithë viktimat ishin mysliman duke u falur në xhami. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 49 viktima ne zelande brenton tarrent deklarata e facebook masakra ne zelande mbyllet llogaria e autorit sulmi me arme ne xhami 49 viktima ne zelande brenton tarrent deklarata e facebook masakra ne zelande mbyllet llogaria e autorit sulmi me arme ne xhami

Sondazh

Poll