Bota

Kryeministri irlandez prezanton partnerin gay, ‘kunjat’ që i hedh konservatorit Mike Pence

15 Mars 2019, 09:11 Nga DOSJA
Kryeministri irlandez prezanton partnerin gay, ‘kunjat’ që i

Leo Varadkar solli partnerin e tij, Matt Barrett në një takim zyrtar me zëvëndspresidentin amerikan, i cili u zhvillua  në rezidencën e këtij të fundit, në ‘Observatorin Detar’.

Me një ftesë të Mike Pence, Varadkar ishte në Washington për të riafirmuar historinë e përhershme të përbashkët midis dy vendeve. Ai deklaroi se ai dhe partneri i tij kishin marrë një pritje të ngrohtë por megjithatë ai nuk la pa theksuar dhe vërejtjet e tij, për format e ndryshme diskriminuese që ende ekzistojnë në vende të zhvilluara.

“Unë kam jetuar në një qytet ku të qenit vetvetje mund të bëjë të thyesh edhe ligje. Por sot e gjitha kjo ka dnryshuar. Por sot, kjo ka ndryshuar. Unë qëndroj këtu, si udhëheqës i vendit tim, me të meta që janë njerëzore, por i gjykuar nga veprimet e mia politike, dhe jo nga orientimi im seksual, toni i lëkurës, gjinia ose besimet fetare “,-është shprehur kryeministri irlandez Leo Varadkar.

Historia e Pence-it për qëndrimet e tij kundër LGBT-së gjatë kohës së tij si një kongresmen dhe guvernator i Indianës dhe gjatë gjithë jetës së tij, është e dokumentuar mire. Madje dhe gruaja e tij Karen Pence ishte nën akuza, kur jepte mësim në një shkollë të krishterë e cila ndiqte politika diskriminuese ndaj LGBT-së duke i ndaluar rreptësisht të futeshin në klasa.

Madje njëherë Trump-i ishte tallur me këtë fakt. Gjatë një bisede për të drejtat e homoseksualëve me studiuesit ligjorë, Trump ndërpreu një herë dhe i bëri shenjë Pence, duke thënë: “Mos e pyet atë djalë – ai do që t’i varë të gjithë!”

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kreyministri irlandez leo varadkar mike pence trump kreyministri irlandez leo varadkar mike pence trump

Sondazh

Poll