Bota

Masakër në Zelandën e Re, 28-vjeçari ekzekuton 49 persona në 2 xhami, horrori transmetohet live (VD)

15 Mars 2019, 08:06 Nga DOSJA
Masakër në Zelandën e Re, 28-vjeçari ekzekuton 49 persona

ZELANDË E RE- Një masakër me 49 viktima ka ndodhur në Zelandën e Re, ku janë vrarë besimtarët mysliman që ishin duke zhvilluar lutjet e së premtes. 28-vjeçar Brenton Tarrant, i armatosur ka hyrë në dy xhami njëra pas tjetrës dhe ka qëlluar mbi të gjithë njërëzit që ndodheshin në to, duke lënë të vdekur 49 prej tyre dhe mbi 40 të tjerë të plagosur.

[sgallery url=”https://dosja.al/masaker-ne-zelanden-e-re-28-vjecari-ekzekuton-49-persona-ne-2-xhami/”]

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se autori i sulmit është identifikuar si Brenton Tarrant, i cili tashmë është arrestuar dhe do të akuzohet për vrasje.

Momenti i arrestimit

Po ashtu mësohet se autori ka transmetuar të gjithë masakrën live në mediat sociale. Ai ka qenë live në Facebook me një kamer në trup që nga momenti kur është në makinë duke shkuar për tek xhamitë, e deri tek momenti kur përfundon të gjithë masakrën.

Më tej shtohet se në armët e tij ai kishte shkruar disa erma, ku mes tyre ishin dhe disa emra serb (Lexo këtu) me gërma cilirike. Autori teksa shkon për tek xhamitë në makinën e tij në sfond dëgjohet dhe një këngë në gjuhë sllave. 

Në një video të publikaur nga nga Daily Mail tinguj të një kënge serbe, e cila i bën himn ‘kasapit të Bosnjës’, të dënuarin për krime lufte Radovan Karaxhic.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka reaguar për këtë ngjarje duke e cilësuar si “një ndër ditët më të zeza për vendin”. Masakra ka sjellë edhe pezullimin e të gjitha formave të transportit publik, duke kthyer vendin në kaos.

Korrenspondenti i BBC-së në Zelandë ka thënë se të mbijetuarit e sulmit i kishin treguar se si ata iknin nga xhamia e “Al Noor” përmes një dritareje në pjesën e pasme të ndërtesës dhe pastaj u fshehën pas automjeteve në park.

Më tej mediat e huaja kanë publikuar dhe disa dëshmi të të mbijetuarëve të cilët janë shprehur se dëgjuan breshëri të shtënash nga armët e vrasësit.

Pas masakrës janë zbuluar edhe disa detaje të tjera. Autori 28-vjeçar kishte shkruar mbi armën e tij emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe atë të Gjergj Aranitit. (Lexo këtu) Po ashtu ishin shkruar emrat e disa të tjerëve që kanë luftuar kundër muslimanëve. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 49 te vdekur brenton tarrant masakra ne xhami masakra ne zelanden e re mbi 40 te plagosur zelande e re 49 te vdekur brenton tarrant masakra ne xhami masakra ne zelanden e re mbi 40 te plagosur zelande e re

Sondazh

Poll