Bota

Haradinaj zbardh bisedën me Mogherinin: Nuk pranoi të dilte në konferencë me mua

15 Mars 2019, 09:19 Nga DOSJA
Haradinaj zbardh bisedën me Mogherinin: Nuk pranoi të dilte në

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpjeguar se si qëndrimi i tij ndaj taksës së vendosur për importet serbe dhe bosnje-hercegovinase i ka shkaktuar konflikte me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

I ftuar në “Debat Plus” Haradinaj tha se është e vështirë të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë në Kohën kur Mogherini është në fund ta mandatit dhe në strukturat e BE-së ka zgjedhje.

“Kam pasur thyerjet e mia me zonjën Mogherini si kryetar i Qeverisë së Kosovës. Në takimin e parë ja kam përmend asaj rolin e Amerikës në negociata, ajo nuk ka dalë me mua në konferencë për shtyp. Më ka thënë ”zoti Kryeministër, nëse ti mban këtë qëndrim ne nuk mund të dalim bashkë në konferencë”…I kam thënë “në rregull zonja Mogherini shihemi në mbledhjen e ardhshme”. Unë kam kërkuar rolin e Amerikës në tavolinë. Nuk është krejt rastësi se si ka hyrë Amerika në bisedime. Ne jem ka shohim fatkeqësisht vetëm sot për sot,”– tha ai.

Sipas Haradinajt, Mogherini duhet të thërrasë amerikanët dhe të sjellë një kontratë pasi e ka shumë të lehtë të luajë thjesht rolin e saj në ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të thërrasë delegacionin shtetëror dhe ne shohim nëse duam të aprovojmë marrëveshjen. Nuk jam për të shtyrë aspak marrëveshjen, por jo të paguajmë një kosto,”– përfundoi Haradinaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni federica mogherini ramush haradinaj serbi-kosove shba federica mogherini ramush haradinaj serbi-kosove shba

Sondazh

Poll