Bota

Masakra në Zelandën e re, vrasësi në armën e tij kishte emrin e serbit që vdiq në Kosovë

15 Mars 2019, 09:16 Nga DOSJA
Masakra në Zelandën e re, vrasësi në armën e tij kishte

ZELANDË E RE- Detaje të reja janë zbluar për masakrën e Zelandës së re. (Lexo këtu) Sipas Indeksonline, i riu 28-vjeçar që kreu masakrën në dy xhami, në armën e tij kishte shkruar disa emra serb.

Mësohet se ai në karikatorët e armës së tij kishte të shkruar emrat me gërma cirilike: Marko Milajnov, Stefan Lazar dhe Milos Obilic. Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’, shkruan IndeksOnline.

Marko Miljanov Popoviq (1833 – 1901), shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.

Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviq (1329 – 1389), vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë. Ai përdori emrin mbretëror Stefan Lazar.

Milos Obilic – kalorës serb në shërbim të princit Lazar, gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane. Po i njejti vdiq në betejën e Fushë Kosovës

Një tjetër nga emrat që terroristi i shkroi në armë ishte Sherban Kantakuzin. Ai është një princ vllehe (1640 – 1688), i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç, shkruan më tej media kosovare. 

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 48 te vrare masakra ne zelande sulmi ne xhami zelande e re 48 te vrare masakra ne zelande sulmi ne xhami zelande e re

Sondazh

Poll