Politike

Avokati i Popullit/ Balla: Nuk kemi ende një emër, ne jemi për konsensus

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Balla u shpreh se ata janë të gatshëm të bisedojnë me Opozitën dhe të arrijnë një konsensus. 

3 Nëntor 2025, 12:10 Nga I.A
Avokati i Popullit/ Balla: Nuk kemi ende një emër, ne jemi për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se PS-ja ende nuk ka një emër për Avokatin e Popullit. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Balla u shpreh se ata janë të gatshëm të bisedojnë me Opozitën dhe të arrijnë një konsensus. 

“Jo, PS nuk e sot një emër për ta mbështetur, jemi në fazën që shpresin interesin, ata që japin mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi i mesazhit sot, duhet të jetë për 3 grupet parlamentare të opozitës. Prej nesër, pasnesër, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, të kemi institucionalizim të një komunikimi opozitë-mazhorancë, për t’i dhënë fund kësaj, kreut të këtij institucioni i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka zgjedhur ende,” tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll