Politike

Rama: S’të them lamtumirë, mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Nanos iu desh të drejtonte popullin pas situatës të vështirë të viti 1997.

2 Nëntor 2025, 13:03 Nga E.d
Rama: S’të them lamtumirë, mos vdeksh kurrë Fatos Nano!
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën Fatos Nanos, ditën e sotme gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Nanos iu desh të drejtonte popullin pas situatës të vështirë të viti 1997.

Rama tha se do i mungojnë darkat e rralla miqësore me Nanon. Në fund, Kryeministri Rama tha se nuk i thotë dot lamtumirë Fatos Nanos, por dëshiron ti thotë "mos vdeksh kurrë Fatos Nano".

"Pas varrosjes së Partisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si disa e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur. Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht.

Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tua më ndihmonin të vendosja pikat mbi i. Kur mendoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano", tha Rama./Dosja.al

edi rama fatos nano homazhe

Sondazh

Poll