Politike

"Ishte një kafshë politike"/ Rama: Me Fatosin ne ndamë e thyem bukë

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se ekzistonin dy Nano, njëri që ishte profesori i ekonomikut që u burgos dhe tjetri, Fatosi i selisë rozë.

2 Nëntor 2025, 12:38 Nga I.A
"Ishte një kafshë politike"/ Rama: Me Fatosin ne
Fatos Nano

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirë Fatos Nanos ditën e sotme me një elozhe gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se ekzistonin dy Nano, njëri që ishte profesori i ekonomikut që u burgos dhe tjetri, Fatosi i selisë rozë. Më tej, Rama ka deklaruar se me Nanon ai ka ndarë, thyer e rindarë bukë.

"Njeriu që ikën sot pa kthim, është rast tejet i veçantë, për t’u përcjellë me fjalën e rastit, pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Nëse jam unë zëdhënësi i familjes sonë socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij për të më ftuar në odën e shtëpisë sonë politike. Besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, ishin pasqyrë e pikërisht një dyzim i thellë, mes pengut të një detyre, që tentonte të arratisej sa herë i jepej mundësia. Kjo, e kombinuar me burgosjen absurde. E bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të PS. Pa sakfiricën e tij, socialsitët do kishin fat më pak bujar. Në selinë e partisë që udhëhoqi, ka një foto, është pamja më domethënëse pas daljes së Fatos Nanos nga burgu. Fatosi i gjyqit, është profesori i ekonomikut, që mbahet peng i dyfishtë i asaj dite. Fatosi i selisë, me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që tregojnë xixa, është një kafshë politike," tha Rama./Dosja.al

edi rama fatos nano

Sondazh

Poll