Politike

Lamtumira e fundit e Fatos Nanos/ Fjalimi prekës i të birit: Faleminderit kampion! Fatos Nano nuk e kishte frikë humbjen, ishte kalorës

Gjatë fjalës së tij, Sokol Nano u shpreh se ish-kryeministri Nano ishte një person, i cili nuk e kishte frikë humbjen.

2 Nëntor 2025, 12:42 Nga E.d
Lamtumira e fundit e Fatos Nanos/ Fjalimi prekës i të birit:
Sokol Nano

TIRANË- Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano ka mbajur një fjalim në ceremoninë e homazheve, të cilat u zhvilluan në Pallaitin e Kongreseve, në nder të Fatos Nanos. Gjatë fjalës së tij, Sokol Nano u shpreh se ish-kryeministri Nano ishte një person, i cili nuk e kishte frikë humbjen.

Ai tha se Nano i kishte folur për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika. Djali i ish-kryeministrit të ndjerë deklaroi, se Fatos Nano besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Në fund, ai tha se Nano ishte tolerant me gjithkënd që mendonte ndryshe.

“Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Familjen time ka lodhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht.

Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit, më mësoi shumëçka, garën e vërtetë dhe ringritjen. Më foli për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika. Besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Mbolli ide, kulturë dhe qytetarë. Tolerant me gjithkënd që mendonte ndryshe. Sot i them lamtumirë tim eti, faleminderit kamion”-u shpreh Sokol Nano./Dosja.al

 

sokol nano fatos nano homazhe

Sondazh

Poll