Politike

"Fatosi e donte këtë vend"/ Xhoana Nano: Eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj 

Ndërkohë që theksoi se ai eci me këmbë drejt baltës së politikës dhe nuk u bë kurrë pis prej saj. 

2 Nëntor 2025, 12:21 Nga DOSJA
"Fatosi e donte këtë vend"/ Xhoana Nano: Eci mes baltës
Xhoana Nano

TIRANË- Bashkëshortja e Fatos Nanos Xhoana Nano ka mbajtur fjalën në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. Xhoana deklaroi se nano e donte Shqipërinë me shpirt. Ndërkohë që theksoi se ai eci me këmbë drejt baltës së politikës dhe nuk u bë kurrë pis prej saj. 

“Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, që dilte të falte, të mirëkuptonte. Hakmarrja, ishte cilësi që nuk e kishte, por nuk pranoi ta njihte. Këtë e bëri pasi udhëhoqi vendin pas burgimit të padrejtë, kur vendi ishte në prag të një lufte civile. Ishte i drejtpërdrejt, ndonjëherë kokëfortë, por i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me shpirt," tha Xhoana Nano.

Sondazh

Poll