Politike

Edi Rama: Burgosja absurde e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të PS

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se burgosja e padrejtë e ktheu Fatos Nanon në një lider të pakonkurrueshëm të PS.

2 Nëntor 2025, 12:57 Nga E.d
Edi Rama: Burgosja absurde e bekoi Fatos Nanon si lider të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit, Fatos Nanos ditën e sotme gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se burgosja e padrejtë e ktheu Fatos Nanon në një lider të pakonkurrueshëm të PS.

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se pa sakrificën e tij, socialsitët do kishin fat më pak bujar. Ai tha se ish-kryeministri Nano ishte i pari kryetar dhe themelues i familjes socialiste.

“Erdhi befasisht kjo ditë zie. I pari kryetar, themelues i familjes sonë. Njeriu që ikën sot pa kthim, është rast tejet i veçantë, për t’u përcjellë me fjalën e rastit, pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Nëse jam unë zëdhënësi i familjes sonë socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij për të më ftuar në odën e shtëpisë sonë politike. Besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, ishin pasqyrë e pikërisht një dyzim i thellë, mes pengut të një detyre, që tentonte të arratisej sa herë i jepej mundësia. Kjo, e kombinuar me burgosjen absurde. E bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të PS. Pa sakrifiricën e tij, socialsitët do kishin fat më pak bujar. Në selinë e partisë që udhëhoqi, ka një foto, është pamja më domethënëse pas daljes së Fatos Nanos nga burgu. Fatosi i gjyqit, është profesori i ekonomikut, që mbahet peng i dyfishtë i asaj dite. Fatosi i selisë, me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që tregojnë xixa, është një kafshë politike”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps fatos nano

Sondazh

Poll