Politike

Xhoana Nano: Fatosi kishte një zemër të madhe, një zemër që dinte të falte! Faleminderit që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua!

Gjatë fjalës së saj, Xhoana Nano u shpreh se Fatos Nano ishte një person, i cili kishte një zemër të madhe dhe një njeri i cili dinte të falte.

2 Nëntor 2025, 12:25 Nga E.d
Xhoana Nano: Fatosi kishte një zemër të madhe, një
Xhoana Nano

TIRANË- Bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano ka mbajtur fjalën e saj në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. Gjatë fjalës së saj, Xhoana Nano u shpreh se Fatos Nano ishte një person, i cili kishte një zemër të madhe dhe një njeri i cili dinte të falte. 

Xhoana Nano deklaroi se Nano nuk e nihte hakmarrjen dhe se nuk pranoi ta nihte. Ajo tha se Fatos Nano ishte kundër servilizmit dhe paaftësisë, ku dhe hyri në rrugën e poltikës pa u bërë pis prej saj. Në fund të fjalës së saj, Xhoana Nano tha se Fatos Nano do të mbetet në kujtesë jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeriu i tyre i zemrës. 

Fjala e Xhoana Nanos

“Kur vjen një moment i tillë ia vlen të përmblidhen, Fatosi ishte më tepër se një figurë publike, shumë më tepër se ato që janë thënë në histori e media, ishte i vërtetë, nuk dinte të shtirej, nuk merrte poza, e urrente populizmin, bënte atë që besonte dhe besonte në atë që bënte, besonte me shpirt në vlerat Evropiane. Ishte kundër servilizmit dhe paaftësisë, ka hyrë përmes baltës së politikës pas u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm s’e kishte por edhe s’pranoi ta njihte dhe e tregoi menjëherë pas burgimit të padrejtë dhe vendi u përfshi në luftë cilvile dhe tregoi atë që është në thelb të një vendi, paqja sociale. Ai solli frymë të re, përplasje alternativash dhe o luftë.

Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë dhe i vështirë, gjithnjë i ndershëm me veten dhe të tjerët, e donte këtë vend me gjithë shpirt, pvarësisht çmimit personal që iu desh të paguante nuk u lodh për ta parë Shqipërinë më të drejtë. Që nga takimet me burrat e shteteve nga Parisi në Londër e Uashington, në takime ku dalloi mes të tjerash edhe elokuenca e tij e njohur. Të gjitha këto me dhimbje të thellë, shpreh edhe mirënjohjen, mirënjohje që pata fatin ta njihja, të ecja krah tij, të qeshnin e të vuanim bashkë, të jetonim. Dua t’i them edhe një herë publikisht, faleminderit Fatos. Faleminderit që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua. Faleminderit që dhe mirësinë tënde për mua, për ne, për familjen tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeriu ynë. U prehsh në paqe”./Dosja.al

xhoana nano fatos nano homazhe

Sondazh

Poll