Politike

Meta takohet me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Shqipëria beson në angazhimin e SHBA në Ballkanin Perëndimor për paq

8 Shkurt 2020, 13:51 Nga DOSJA
Meta takohet me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë:

SHBA- Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, priti në një takim në Uashington, Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se vizita e tyre në vendin tonë do të jetë një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi rolin që luan Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë për forcimin e lidhjes sonë transatlantike. Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ju përgjigj dhe interesit të tyre për çështje konkrete të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe në rajon.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta ne shba meta takon keshillin e ambasadoreve te shba ilir meta meta ne shba meta takon keshillin e ambasadoreve te shba

Sondazh

Poll