Politike

Ministrja Balluku takon Sekretarin Amerikan të Energjisë në Washington: Partneritet ekonomik në energjitikë

8 Shkurt 2020, 11:43 Nga DOSJA
Ministrja Balluku takon Sekretarin Amerikan të Energjisë në

SHBA- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim në Uashington me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette. Gjatë takimit Balluku e informoi Sekretarin Brouillette për situatën aktuale, arritjet dhe sfidat e së ardhmes, duke u ndalur veçanërisht tek diversifikimi i burimeve energjitike dhe krijimi i pavarësisë, si një element bazë i sigurisë energjitike.

Çështjet tashmë të prekura mes palëve, të cilat kanë marrë udhë përmes bashkëpunimit të ngushtë të Departamentit Amerikan te Energjisë dhe MIE, morën gjithashtu vëmendje në këtë takim, ku merrte pjesë dhe asistent sekretari Theodore J. Garrish.

Futja e gazit të lëngshëm LNG në tregun shqiptar si dhe përdorimi i tij për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, ndërtimi i depozitave apo dhe i një terminali për LNG në të ardhmen, që do t’a bënte Shqipërinë një pikë të shkëlqyer shpërndarje për sasitë e eksportuara të LNG nga SHBA u diskutuan gjerësisht.

Ndër të tjera Balluku dhe Brouillette diskutuan mbi interesin e investitorëve amerikanë në fushën e eksplorimit të naftës, si dhe mundësinë më të gjerë të investimit në këtë sektor.

Ministrja Belinda Balluku e vuri në dijeni Sekretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë Rama, për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurencës së drejtë. Ajo e garantoi Sekretarin Brouillete se investitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen e qeverisë për të bërë biznes në kushte optimale.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike balluku ne washington belinda balluku dan brouillette balluku ne washington belinda balluku dan brouillette

Sondazh

Poll