Politike

VIDEO/ Basha nxjerr serinë e dytë të Verës, kryedemokrati nxehet dhe i përplas të ‘gjitha’: Kam dy prindërit me ilaç

8 Shkurt 2020, 11:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha nxjerr serinë e dytë të Verës, kryedemokrati

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon turin e tij me ‘Po të dëgjoj’ nëpër lagjet e Tiranës, ku takon qytetarë të ndryshëm dhe i pyet ata për problemet që hasin çdo ditë.

Ditën e sotme, lideri demokrat ka publikuar në rrjetet sociale një video nga disa momente që ka kaluar me gjyshe Verën, me të cilën postoi edhe një foto disa ditë më parë, (për të mësuar më shumë për të, lexo këtu). Vera i ka treguar kreut të PD-së jetën e vështirë me djemtë dhe nuset pa punë dhe me një pension minimalist, i cili nuk i del as për të paguar dritat, të cilat kapin vlerën e 12 mijë lekëve të reja.

“Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë”, shkruan Basha në mbishkrimin e videos.

Gjatë dialogut Basha e pyet për pensionin, dhe Vera i përgjigjet ‘182 mijë lekë’, ndërkohë që kur hyjnë sërish në shtëpi, Basha e pyet sërish për pensionin, pasi me siguri e ka harruar çka i tha më parë. Pasi dëgjon shifrën e 182 mijë lekëve, kryedemokrati nervozohet dhe përplas librezën me inat mbi tavolinë, dhe shton se në këtë vend “nuk ka më dinjitet”.

Dialogu i Bashës me Verën:

Vera: Ckemi Luli.

Basha: Si janë nga shpia?

Vera: Mirë si papunë. Kam pagu drita 100 e ca mijë lekë, pa ujë. Ujin se kam paguar se nuk më doli pensioni. Unë marr një pension 180 mijë lekë.

Basha: Pra ty të shkon mbi gjysma e pensionit për dritat…

Vera: Po ilaçet?

Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, çfarë arrin të blesh?

Vera: Ça do blej, dy patëllxhana, dy kunguj, qepë dhe  patate. Se s’të del.

Basha: Si e ka emrin furrxhiu i lagjes?

Furrxhiu: Skerdi.

Basha: Të lumshin duart Skerdi.

Vera: Kjo është rutina e të gjithë nënave shqiptare, ku të bredhin për 5 lekë…

Basha: Këto të dyja të shkojnë 130 mijë. Sa e pensionin?

Vera: 182 mijë lekë

Basha: Sa të shkojnë ilaçet?

Vera: 40 mijë. Se i ka këto kusure mosha.

Basha: Se kam dhe prindërit me ilaçe.

Vera: Jo, jo.

Basha: Me këto që më thua ti, s’ka vend as për dinjitet, as për dinjitet s’ka vend (Përplas librezën mbi tavolinë me nerva).

Vera: Edhe shumë faleminderit se na bleve shegët…

Basha: Po ça bleva shegët…

Jemi kuriozë për formulën sesi ia del gjyshe Vera të kalojë muajin me 182 mijë lekë të vjetra pension, kur vetëm dritat, uji dhe ilaçet i shkojnë 182 mijë fiks, dhe kur të gjithë në shtëpi thotë se i ka të papunë…

(F.g;a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjyshe vera lulzim basha potedegjoj gjyshe vera lulzim basha potedegjoj

Sondazh

Poll