Lamtumira e fundit për Fatos Nanon! LIVE: Nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit homazhet publike, ku qytetarë të shumtë nga kryeqyteti dhe rrethet po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00.

TIRANA- E diela e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare me vendim të qeverisë, në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit homazhet publike, ku qytetarë të shumtë nga kryeqyteti dhe rrethet po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00.
Më pas, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta politike dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë kësaj ceremonie do të mbahen edhe fjalime nga kryeministri Edi Rama, pasues i Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, si dhe nga një anëtar i familjes së tij.
Në orën 12:00, në të gjithë vendin do të ndërpriten aktivitetet publike dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të Fatos Nanos, ndërsa flamujt kombëtarë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë.
Pesë minuta më vonë, në orën 12:05, do të nisë ceremonia funebre shtetërore, pas së cilës trupi i Fatos Nanos do të përcillet drejt banesës së fundit në një ceremoni private familjare.
Sondazh
VIDEOLAJM/ I mbështjellë me flamurin kuqezi, arkëmorti i Fatos Nanos vendoset në hollin e Pallatit të Kongreseve
Foto ilustruese TIRANA- Në mëngjesin e sotëm, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit Fatos Nano ka mbërritur në Pallati...
Dhjetëra qytetarë nga Fieri do të marrin pjesë në homazhet ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano
Foto ilustruse FIER- Qytetarët e Fierit do të bashkohen në homazhet, që do të mbahen për ish-kryeministrin Fatos Nano. Shum&e...
"I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte", ZBARDHET dëshmia e Bertil Alliajt: Djalin e xhaxhait e vrava për një arsye të fortë që...
Bertil Alliaj VLORA- Autori i dyshuar i vrasjes në Gjorm të Selenicës, Bertil Alliaj, është marrë në pyetje për m&e...
Shqipëria "mban" sot 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos! Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri, Rama dhe familjarët pritet të mbajnë fjalim (AGJENDA E HOMAZHEVE)
Fatos NANO TIRANA- Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e sotme, 2 nëntor 2025, Ditë Zie Kombëtare në nder të is...
Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba në pragun e shtëpisë! PAMJET kur droni zbulon vendndodhjen e Bertil Alliajt, ishte fshehur në zonat malore
Momenti i arrestimit VLORA- Pamjet e operacionit të zhvilluar gjatë natës në zonën malore të Gjormit tregojnë momen...
Pas 5 orësh në arrati kapet Bertil Alliaj, vrau me armë zjarri kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës
Bertil Alliaj VLORË- Policia ka arrestuar pas pesë orësh kërkime Bertil Alliaj, i cili dyshohet si autori i vrasjes s&e...
Mot i kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas ...
Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait në pragun e shtëpisë! Bertil Alliaj ende në kërkim, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për masakrën e Çoles në Vlorë
Autori VLORA- Bertil Alliaj dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Alliaj, duke qëlluar gjashtë herë. Ng...
Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve! Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait, del FOTO e autorit të krimit, ekzekutoi 36-vjeçarin me gjashtë plumba
Bertil Alliaj VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Bertil Alliaj, i dyshuar si autori i vrasjes së djalit...
Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë! Policia shpall në kërkim kushëririn, dyshohet se u arratis në zonat malore të fshatit
Pamje nga spitali VLORA- Autoritetet kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm t&e...
