Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Selenicë! Dalin DETAJET E para: 36-vjeçari ndodhej për vizitë tek xhaxhai, dikush e qëlloi...

Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë dhe ka mbetur rëndë i plagosur.

1 Nëntor 2025, 20:45 Nga M.L
Plagosja me armë zjarri në Selenicë! Dalin DETAJET E para:
Foto ilustruese

VLORA- Një plagosje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjormë, në bashkinë e Selenicës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe ka mbetur rëndë i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, kur ndodhi incidenti. Ende nuk dihen motivet që çuan në konflikt, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar deri më tani.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

plagosje me arme ne selenice gjorm

Sondazh

Poll