Aktualitet

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 36-vjeçari rrugës për në spital

Mësohet se i riu nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital. 

1 Nëntor 2025, 20:55 Nga M.L
U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë
Pamje nga vendngjarja

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, Bashkia Selenicë, ku një person rreth 36-vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Mësohet se i riu nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital. 

Sipas burimeve për mediat, viktima ndodhej në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij kur u qëllua. Identiteti i autorit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim. Banorët e zonës bëjnë me dije se i ndjeri ishte banor i fshatit Levan, në Fier.

vrasje me arme ne selenice

Sondazh

Poll