Aktualitet

Vrasja në Selenicë! Policia NJOFTIM ZYRTAR: U gjet i vrarë nga familjarët, kishte plagë armësh në trup...

Sipas njofimit të bluve, 36-vjeçari ishte gjetur i pajetë nga familjarët e tij dhe i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

1 Nëntor 2025, 21:10 Nga DOSJA
Vrasja në Selenicë! Policia NJOFTIM ZYRTAR: U gjet i vrarë nga
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e raportuar pak çaste më parë në fshatin Gjorm, të Bashkisë Selenicë. Sipas njofimit të bluve, 36-vjeçari ishte gjetur i pajetë nga familjarët e tij dhe i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

dalan aliaj vritet dalan alliaj

Sondazh

Poll