Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjorm të Selenicës! Plagoset një person, niset drejt spitalit në gjendje kritike

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet apo motivet e plagosjes, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

1 Nëntor 2025, 20:33 Nga M.L
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjorm të
Policia, foto ilustruese

VLORA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku një person është plagosur me armë zjarri. Sipas dëshmive të banorëve, ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, vetëm pak minuta më parë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet apo motivet e plagosjes, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Sakaq mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

plagosje me arme zjarri ne selenice

Sondazh

Poll