Aktualitet

“Bashkëshortja më ka qëndruar te koka ditë e natë për 6 muaj”, Vishaj shpërthen në lot gjatë rrëfimit për betejën e rëndë: Ndikoi tek mjekët që të bënin makisimumin

Gjatë një interviste në News24,  Vishaj tregoi se mbështetja e partneres, e cila është kirurge, ka qenë vendimtare për shërimin e tij, duke qëndruar pranë tij çdo ditë dhe natë gjatë gjashtë muajve të trajtimit.

1 Nëntor 2025, 18:16 Nga M.L
“Bashkëshortja më ka qëndruar te koka ditë e natë
Saimir Vishaj

TIRANAAvokati i njohur Saimir Vishaj ka ndarë rrëfimin e tij për përballjen me një sëmundje të rëndë, të cilën e ka kapërcyer me sukses, duke theksuar rolin jetik që ka pasur bashkëshortja e tij gjatë gjithë periudhës së rikuperimit. Gjatë një interviste në News24,  Vishaj tregoi se mbështetja e partneres, e cila është kirurge, ka qenë vendimtare për shërimin e tij, duke qëndruar pranë tij çdo ditë dhe natë gjatë gjashtë muajve të trajtimit.

Profesioni i saj dhe njohuritë e saj, sipas Vishajt, ndikuan që mjekët të ofronin kujdes maksimal dhe të merrnin vendimet më të mira për shëndetin e tij.

“Bashkëshortja ime është kirurge. Për gjashtë muaj natë e ditë më ka qëndruar te koka. Ndoshta jo vetëm profesioni, por edhe gjuhët që di, ndikuan që mjekët të bënin gjithçka, ndoshta duke qenë se isha bashkëshorti i një kolegeje. Mjekët janë optimistë edhe unë jam optimist," tha Vishaj./ Dosja.al

 

saimir vishaj

Sondazh

Poll