1 Nëntor 2025, 18:35
Nga M.L
Foto ilustruese
ITALI- Gjykata e Apelit të Venecias ka vendosur të ulet dënimi për vëllezërit me origjinë shqiptare, Klinton dhe Ilmi Rakipaj, nga 18 në 15 vjet burg, duke shtuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në arrest shtëpie me monitorim elektronik. Të rinjtë, 21 dhe 26 vjeç, ishin akuzuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje të dyfishtë dhe mbajtje të armëve të ftohta.
Ngjarja kishte ndodhur më 23 korrik 2023 në lagjen Forcellini të Padovas, kur gjatë një konflikti, dy vëllezërit goditën me thikë në zemër 24-vjeçarin Albert Deda, duke i shkaktuar vdekjen, dhe plagosën rëndë dy persona të tjerë, të moshave 26 dhe 28 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare. Pas ngjarjes, ata u larguan me një makinë ‘Renault Clio’ të kuqe, por u kapën nga policia rrugore e Palmanovës ditën pasardhëse, afër ndërrimit të autostradës Villesse, 20 km larg kufirit italian.
Gjatë shqyrtimit në Apel, gjyqtari Lorenzo Miazzi vendosi uljen e dënimit me tre vjet, duke marrë parasysh sjelljen e mirë të të akuzuarve gjatë qëndrimit në burgjet e Vicenzës dhe Rovigos, ku kishin marrë pjesë edhe në aktivitete pune.
Avokati i vëllezërve, Marrone, arriti të siguronte pranimin e kërkesës që ata të vazhdonin vuajtjen e dënimit jashtë burgut. Aktualisht, Klinton dhe Ilmi Rakipaj do të vendosen në shtëpinë e xhaxhait të tyre në zonën e Venecias, ku do të qëndrojnë nën mbikëqyrje me shirit elektronik./ Dosja.al
klinton dhe ilmi rakipaj
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 18:16
M.L
Saimir Vishaj
TIRANA- Avokati i njohur Saimir Vishaj ka ndarë rrëfimin e tij për përballjen me një sëmundje të r&e...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 18:10
M.L
Saimir Vishaj, foto nga emisioni
TIRANA- Avokati Saimir Vishaj ka treguar detajet e betejës së tij të vështirë me sëmund...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 18:00
M.L
Suela Kalaja
TIRANA- Pas suksesit të librit “Dashuria në kthesat e dështimit”, që u prit me emocion dhe reflektim nga lexue...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 16:19
M.L
Policia
SHIJAK- Policia e Durrësit ka ndaluar një 49-vjeçar nga Shijaku, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një mjek...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 15:43
M.L
Kamioni i kthyer përmbys
LUSHNJE- Një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga paraditen e sotme në aksin Lushnjë...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 14:48
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Policia Kufitare në Kakavijë ka ndaluar në hyrje të territorit shqiptar autobusin e linjës ...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 13:31
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Skena kaosi raportohet se ka ndodhur në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi, ku si pasojë tre...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 12:48
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohe...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 12:27
E. D
DEVOLL- Policia e Devollit ka zbardhur dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Dev...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 11:29
E. D
Filip Shehu në pranga dhe Indrit Ismaillari, viktima
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg&r...