Aktualitet

Kamioni i ngarkuar me interte del nga rruga dhe përmbyset në aksin Lushnjë–Berat! Shoferi niset me urgjencë drejt spitalit

Mësohet se kamioni që transportonte inerte ka humbur kontrollin në një kthesë dhe është përmbysur në kanalin anësor, në krahun tjetër të rrugës.

1 Nëntor 2025, 15:43 Nga M.L
Kamioni i ngarkuar me interte del nga rruga dhe përmbyset në aksin
Kamioni i kthyer përmbys

LUSHNJE- Një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga paraditen e sotme në aksin Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinj. Mësohet se kamioni që transportonte inerte ka humbur kontrollin në një kthesë dhe është përmbysur në kanalin anësor, në krahun tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet paraprake tregojnë se shkak i aksidentit dyshohet të jetë çarja e gomës së përparme gjatë lëvizjes, çka ka bërë që shoferi të humbë kontrollin mbi automjetin.

 

lushnjë–berat

Sondazh

Poll