Politike

VIDEOLAJM/ Efektivi “në gatishmëri” për Veliajn në Kushtetuese, ngrihet në këmbë sa herë flet ish-kryebashkiaku

Gjatë momentit kur Veliaj ngrihet në këmbë për t’iu përgjigjur pyetjeve, në të njëjtën kohë ngrihet edhe Besim Cara, Shefi i Operacionales së Burgjeve, i cili ndodhet pas tij në sallë.

31 Tetor 2025, 13:23 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Efektivi “në gatishmëri” për Veliajn
Veliaj, avokatët

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Gjykatën Kushtetuese ku po i përgjigjet pyetjeve të palëve në seancën publike që po zhvillohet lidhur me procesin për shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë momentit kur Veliaj ngrihet në këmbë për t’iu përgjigjur pyetjeve, në të njëjtën kohë ngrihet edhe Besim Cara, Shefi i Operacionales së Burgjeve, i cili ndodhet pas tij në sallë.

Cara e ka shoqëruar Veliajn gjatë gjithë kohës, që nga momenti i nisjes nga qelia e paraburgimit në Durrës deri në mbërritjen në ambientet e Gjykatës Kushtetuese./ Dosja.al



 

erion veliaj ne kushtetuese besim cara operacionalja e burgjeve

Sondazh

Poll