Politike

"Më kthyen përgjigje cinike, "po deshe eja", Veliaj kritika në Kushtetuese: Nuk më njoftuan, e pashë në media! Ky është cinizëm ndaj ligjit

Veliaj deklaroi se nuk ishte Këshilli ai që kishte kërkuar prezencën e tij në mbledhje, por ai vetë kishte ndërmarrë hapat për t’u siguruar që të merrte pjesë.

31 Tetor 2025, 12:23 Nga M.L
"Më kthyen përgjigje cinike, "po deshe eja", Veliaj
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përgjigj pyetjet e kryetares së Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat e njoftimit për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u vendos shkarkimi i tij nga detyra. Veliaj deklaroi se nuk ishte Këshilli ai që kishte kërkuar prezencën e tij në mbledhje, por ai vetë kishte ndërmarrë hapat për t’u siguruar që të merrte pjesë.

ZaçajNë momentin kur morët vesh që do të kishte një mbledhje. A tentuan që të merrnit pjesë në mbledhje?

Avokati i VeliajtNga ana e kryetarit të bashkisë, pasi është vënë në dojeni të mbledhjes, ka bërë kërkesë në Drejtësinë e Burgjeve. I është bërë dhe SPAK-ut. Nga ana e Burgjeve u tha se kishte pengesë.

Veliaj: Në fakt s’më kanë njoftuar ma ata, por unë ata. Përgjigja cinike është; po munde eja, po s’munde, mos eja. Kjo është fyerje, jo për mua por për ligjin. Kjo është përgjigja ime.

Avokati: Nga ana jonë edhe më përpara, është bërë kërkesë për leje të veçantë, siç ishte që të shoqëronte djalin e tij ditën e parë të shkollës. U refuzua leja e veçantë. Ishte vetë ftesa e Veliajt që të ishte në këshillin bashkiak. Ne nuk mund t’i drejtoheshin vetë drejtorisë së Burgjeve. Nëse ne do të ishim të pranishëm në Këshill, s’do të ishte në mbrojtje të mandatit prania jonë. Po të ishim ne aty, do të ishin sa për sy e faqe.

 

 

 

 

 

 

erion veliaj ne kushtetuese

Sondazh

Poll