Politike

"Shizma e madhe mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt nisi për foton me Kamala Harris", Berisha: Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se Erion Veliaj është në dieni për të gjitha vjedhjet, që Kryeministri Rama ka bërë në urbanistikë.

31 Tetor 2025, 13:10 Nga E.d
"Shizma e madhe mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt nisi për foton me
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se hoteli 20 katësh, me vlerë 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se Erion Veliaj është në dieni për të gjitha vjedhjet, që Kryeministri Rama ka bërë në urbanistikë.

Berisha tha Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi kandidaten për presidente Kamala Harris, ndërsa Edi Rama as nuk bëri dot fotografi. Sipas Berishës nga ky rast filloi ndarja e madhe mes Ramës dhe Veliajt.

"Pra, i solla më shumë këtu për të pasur të qartë çdo shqiptar se çfarë regjimi është i instaluar këtu. U them këtu, se ne që kemi memorien e kohës së shkuar, nuk kanë asnjë dallim, përveç kësaj seance publike, nuk kanë asnjë dallim veprimet e tjera nga qëndrimi që mbante Enver Hoxha ndaj armiqve të tij, Identik! Por ama nuk kanë asnjë dallim edhe armiqtë, se edhe ata ishin mëkatarë, nuk ishin kurrë të pafajshëm, por kishin kryer krime kundër shqiptarëve. Por edhe këta janë mëkatarë. Edhe këta kanë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur. Por krijimi i ngjashmërisë është dëshmi flagrante e narkoshtetit, e narkodiktaturës. U ndala këtu për të theksuar se ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama i konsideron të rrezikshëm ose ndaj atyre që nuk vazhdon dot t’i mbrojë, kurse këtë e ka hequr vetë, Veliajn, ju jeni dëshmitarë, dihet kjo. Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Po, publiku duhet ta dijë këtë. Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Kjo është e vërteta.

Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe. Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt. Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë. Hoteli 20 katësh, gjer tani 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama. Redi Molla është djali i vajzës së tezes të Linda Ramës. Prandaj Redi Molla del nga burgu. E nxjerrin. Këtë nuk e lanë të shkonte në mbledhjen e këshillit ku e shkarkojnë. Kurse Redi Mollën me hotel 20-katësh e nxjerrin, e çojnë në shtëpi, sepse është djali i teta Ollgës. Po, që në fakt aksionet janë të përbashkëta. E thanë që në fillim që janë të Olsit, nuk janë të Olsit, qenkan direkt të atyre." tha berisha./Dosja.al

sali berisha opozita pd

Sondazh

Poll