Politike

"Tropoja ka ndenjur 11 muaj pa kryetar"/ Veliaj debat me juristin e kryeministrisë: Jeni selektivë dhe me dy standarde

Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj u shpreh se edhe kryebashkiaku i Tropojës i ka deleguar detyrat e tij, por sipas tij kjo nuk e ka shqetësuar qeverinë.

31 Tetor 2025, 12:28 Nga I.A

"Tropoja ka ndenjur 11 muaj pa kryetar"/ Veliaj debat me juristin e

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se pse qeveria nuk është shqetësuar kur kryetari i bashkisë së Tropojës ka ndenjur në masë sigurie 11 muaj. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj ka debatuar me juristin e kryeministrisë Herald Jonuzaj në lidhje me delegimin e kompetencave të kryetarit të Bashkisë. 

Veliaj u  shpreh se edhe kryebashkiaku i Tropojës i ka deleguar detyrat e tij, por sipas tij kjo nuk e ka shqetësuar qeverinë. Ndërkohë që më tej theksoi se kjo tregon selektivitet dhe dy standarde nga ana e qeverisë. 

Herald Jonuzaj: Kompetencat e deleguara te nënkryetari. A mund të kryhen të gjitha kompetencat e deleguara? Delegimi a është në përputhje me procedurat administrative? A është në përputhje me Kushtetutetën, nenin 109,pika 2, që kompetencat të ushtrohen nga një i pazgjedhur pa afat kohor të caktuar? 

Erion Veliaj: I nderuar, kjo pyetje do të ishte e ndershme nëse do t'ja bënit qytetarëve të Tropojës. Nëse për ata jeni ok që të rrinë 11 muaj pa kryetar bashkie, por kjo specifikon dhe targeton vetëm një njeri, dhe kjo nuk më duket normale. Fakti që nuk e bëni këtë pyetje, për një njeri që është në një gjendje më të gjatë se e imja po bëni diferencim. Përsa kohë kanë qenë të vlefshme delegimet e kryebashkiakut të Tropojës, nuk duhet t'ju shqetësojë as që unë kam bërë delegimin e vullnetit tim. Do ishte në dobi të vendit dhe të integritetit të zyrës që përfaqësoni që të shqetësoheni për paraburgimin dhe standardet./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll