Politike

"Sot gjendem në një absurditet si një romanet e Kafkës"/ Veliaj: Një pjesë më mban në Durrës, një pjesë më do në Tiranë

Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj theksoi se një strukturë e shtetit e mban në Durrës, ndërsa një strukturë e shteti i thotë pse nuk është në Tiranë. 

31 Tetor 2025, 12:17 Nga I.A
"Sot gjendem në një absurditet si një romanet e
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka theksuar se sot gjendet në një absurditet si në një roman të Franc Kafkës. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj theksoi se një strukturë e shtetit e mban në Durrës, ndërsa një strukturë e shteti i thotë pse nuk është në Tiranë. 

“Përgjigja e ndershme do ishte kjo, për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në Tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të Kafkës”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll