Politike

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Është një moment kritik për vendin, opozitën dhe opozitarizmin

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se narkoshteti kundërmon sot më shumë se kurrë më parë në Shqipëri dhe në botë.

31 Tetor 2025, 12:48 Nga E.d
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Është një
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se vendi ndodhet në një moment kritik. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se narkoshteti kundërmon sot më shumë se kurrë më parë në Shqipëri dhe në botë.

Nga zyra e selisë blu, Berisha tha se prokurori i cili ka firmosur thirrjen e Belinda Ballukut në SPAK, është përballur me kërcënime nga Altin Dumani. Gjithashtu, lideri i opozitës tha se ky prokuror është kërcënuar edhe nga ministri Manja.

"Kjo mbledhje e grupit parlamentar thirret në një moment kritik për vendin, në një moment kritik për opozitën dhe opozitarizmin. Ju jeni dëshmitarë se ngrehina e narkoshtetit, e qelbur nga koka, kundërmon sot më shumë se kurrë në Shqipëri dhe në botë. Zëvendësja më besnike e Edi Ramës në 25 vitet e fundit, Lubi Balluku, merret e pandehur për një të mijëtën e vjedhjeve dhe shpërdorimeve të saj. Një të mijëtën! Dhe marrja e saj e pandehur ishte një akt kaluari i vërtetë, do të themi atë që është, për atë prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e saj. Ai prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e një personi që bashkë me Edi Ramën kanë zhdukur miliarda në tendera në këtë vend, ai u përball me kërcënime vrasësish, me kërcënime indirekt të bosit të tij, Troplinit në krye të Skapit, por edhe me kërcënime direkt të kryeministrit nëpërmjet telefonit të faqezi Manjës, Ulsi Manjës.

Shikoni se ku jemi. Cili je ti, i thotë Ramaduro prokurorit, që guxon të prekësh pasaportën e zëvendëskryeministres së Shqipërisë? Kjo është e vërteta. Dhe kur merr ca mesazhe Ramaduro, e qep gojën sepse ishte vetë personazh që duhej t’i hiqej pasaporta. Por, pavarësisht nga kjo situatë, ai zgjedh të mbrojë me kusht veprimtarinë e tij kriminale. Përdor të gjitha mjetet e propagandës kundër opozitës, dhe jo vetëm propagandës, dhe mbrojtjen e krimeve të tij." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd opozita

Sondazh

Poll