Politike

"Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qenë në arrest shtëpie"/ Veliaj: Këtë betejë e bëj dhe për Ogertën, Florin dhe Arlindin

Ndërkohë që theksoi se këtë betejë nuk po e bën për vete, por edhe për ata që vijnë pas tij. 

31 Tetor 2025, 12:04 Nga I.A
"Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qenë në arrest
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka tërhequr një paralele mes tij dhe kryebashkiakut të Tropojës, ku ky i fundit ka qenë në arrest shtëpie. Veliaj në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ka pyetur se përse nuk trajtohen si të barabartë qytetarët kudo ku janë. Ndërkohë që theksoi se këtë betejë nuk po e bën për vete, por edhe për ata që vijnë pas tij. 

“Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qendruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, dhe nuk është shkarkuar nga detyra, çfarë ndryshon mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës? Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm," tha Veliaj./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll