Politike

"Sot ligjin e gëzojnë vetëm qeveritarët"/ Berisha nga Kuvendi: Çfarë drejtësie bëhet fjalë...

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se sot ligjin e gëzojnë qeveritarët. 

30 Tetor 2025, 19:57 Nga E.d
"Sot ligjin e gëzojnë vetëm qeveritarët"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk mund të flitet për drejtësi, kur zbardhja e një vendimi, sipas kreut të qeverisë së gjykatësve kërkon 1200 ditë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se sot ligjin e gëzojnë qeveritarët. 

"Sot ligjin e gëzojnë vetëm qeveritarët. Merrni vesh ju se ish-kryetarja e KLSH-së kishte arritur të marrë fët e fët shpërblime nëpërmjet gjykatave për 3 mln euro për tokën e vet, nuk e mohoj. Toka ishte e familjes së saj.
Por çfarë paguan? Paguan tokën që i dha Edi Rama, Karlo Bollinos. Ia dha me 1 euro, qytetarët e paguan me 3 mln euro.

Çfarë drejtësie bëhet fjalë, në një vend që zbardhja e një vendimi, sipas kreut të qeverisë së gjykatësve kërkon 1200 ditë. Jeni deputetë, shkoni në burgjet që lavdëron ai i çantës ‘Luis Vuiton’, dhe ikën e ja mbath, mban një fjalim këtu dhe ja mbath. Shkoni në burgje dhe shifni ju aty, me qindra e qindra djem të rinj që nuk marrin dot vendimin e zbardhur, që nuk dinë për çfarë janë aty, që janë panifikuar tërësisht pa asnjë bazë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd kuvendi

Sondazh

Poll