Politike

"Nuk kam thënë që do ulem me Ramën"/ Berisha: Jam pro idesë së senatit pasi kjo do reduktonte numrin e deputetëve

Berisha theksoi se diskutimet për këtë çështje mund të bëhen vetëm brenda komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ku përfaqësuesit e të dy partive mund të shqyrtojnë idenë e senatit, por kurrsesi nuk parashikohet asnjë dialog privat me kryeministrin.

30 Tetor 2025, 11:28 Nga I.A
"Nuk kam thënë që do ulem me Ramën"/ Berisha: Jam
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar kategorikisht çdo mundësi për tu ulur me Edi Ramën, duke e cilësuar këtë si një keqinterpretim të qëndrimeve të tij. Berisha deklaroi se mbështet idenë e rivendosjes së senatit, një propozim fillimisht i dhënë nga i ndjeri Sabri Godo, i cili do të reduktonte numrin e deputetëve dhe do të ulte koston fiskale për qytetarët, duke shmangur zgjerimin e panevojshëm të institucioneve.

Berisha theksoi se diskutimet për këtë çështje mund të bëhen vetëm brenda komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ku përfaqësuesit e të dy partive mund të shqyrtojnë idenë e senatit, por kurrsesi nuk parashikohet asnjë dialog privat me kryeministrin.

"Absolutisht jo, nuk e kam thënë atë. Më vjen keq që e shtroni. Ka një komision parlamentar. Ai komision dhe ai ligj nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë uljen time me Edi Ramën. Ai parashikon që përfaqësuesit e të dy partive në komisionin për zgjedhjet, të diskutojnë edhe këto çështje, çështjen e senatit, po u pranua senati, vetvetiu numri i deputetëve do reduktohet. Dhe unë jam për këtë variant. Ideja e senatit nuk është një ide ime, fillimisht është dhënë nga i ndjeri Sabri Godo dhe mbrojtur me shumë aftësi. Por qëndron si ide, vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetësh në mënyrë që të mos shtohet fatura fiskale e këtij institucioni," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll