Politike

Kërkesa e PD për shkarkimin, Peleshi: Opozita ka pasur 60% të kohës së fjalës, jeni përçarës

Gjatë fjalës së mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Peleshi theksoi se opozita ka pasur të drejtën e fjalës rreth 60% të kohës, në raport me mazhorancën, duke kundërshtuar pretendimet e saj për kufizim të hapësirës së debatit.

30 Tetor 2025, 11:13 Nga I.A
Kërkesa e PD për shkarkimin, Peleshi: Opozita ka pasur 60% të
Niko Peleshi

TIRANA- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi sot në seancën plenare lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, duke deklaruar se shkaku i kësaj kërkese nuk ka të bëjë me të personalisht. Gjatë fjalës së mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Peleshi theksoi se opozita ka pasur të drejtën e fjalës rreth 60% të kohës, në raport me mazhorancën, duke kundërshtuar pretendimet e saj për kufizim të hapësirës së debatit.

Ai shtoi se procedura e nisur nga opozita është produkt i një fryme antagoniste dhe përçarëse, nga e cila, sipas tij, opozita “nuk arrin të shkëputet”.

"Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë, një gjyqtar u qëllua për vdekje në sallë. Nga ai moment dhe në vazhdim u shpërfaq një ngjarje akoma më e rëndë, në rrjetet sociale pati një numër jo të vogël reagimesh që u solidarizuan me autorin e krimit. Mbase tani dikush pyet çlidhje ka kjo me procedurën e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit. Do ti përgjigjem shkakut të vërtetë të kësaj procedure, shkaku i vërtetë nuk jam unë, nuk është favorizimi i një krahu politik, kundër një krahu tjetër. Mazhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minutave të opozitës, pra 60% të kohës e ka patur opozita. Shkaku që na sjell në këtë procedurë është frymë antagoniste dhe përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë", tha Peleshi. 

niko peleshi kerkesa per shkarkim partia demokratike

Sondazh

Poll