Politike

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit/ Gjiknuri: Receta ‘ik ti se s’po e drejton mirë Kuvendin’ është recetë për kaos

Gjiknuri tha se Peleshi ka pasur një pozicion të vështirë ndërsa kaosi ka mbizotëruar në Kuvend, që sipas tij është i shkaktuar nga PD-ja. 

30 Tetor 2025, 11:05 Nga I.A
Kërkesa për shkarkimin e Peleshit/ Gjiknuri: Receta ‘ik ti se
Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjigjur Ivi Kasos në lidhje më kërkesën për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri thekson se receta e Kasos që ik se nuk drejton mirë Kuvendin është një thirrje për kaos. Gjiknuri tha se Peleshi ka pasur një pozicion të vështirë ndërsa kaosi ka mbizotëruar në Kuvend, që sipas tij është i shkaktuar nga PD-ja. 

“Pretendimet qëndronin në tre drejtime. E para pse u ndryshua rregullorja dhe pse u thërrit mbledhja në afate të shkurtra pa pritur afatin 7 ditor. E dyta, ndërprerja e seancës dhe deputetëve të opozitës dhe e treta, nuk u respektua debate parlamentar për programin qeverisës. Elementi i parë është pabesia, u tha këtu. Ne jemi Kuvend sovran, ne bëjmë rregullat tona. Për cfarë ishte thelbi i ndryshimit, do të krijoheshin disa komisione të reja dhe ishte deklaruar publikisht. Të gjitha palët kishin marrë masat për rialokimin e personelit parlamentar. Me vetëdije kishin pranuar pa bërë ndryshimin e rregullores përbërjen e re. Gjykata Kushtetuese thotë se rregullorja e Kuvendit është akt sovran i brendshëm normative i kuvendit dhe e shtrin efektin vetëm brenda anëtarëve të Kuvendit. Nuk është ligj.

Pretendimi i dytë se pse kryeministri provokoi sallën kur paraqiti programin qeveritar. Kushtetuta përcakton se çfarë ka detyrë Këshilli i ministra për paraqitjen e programit. U tha se kryeministri provokoi nëpërmjet Diellës. Kryeministri në fjalën e tij përdori mjete ndihmëse teknologjike, dikush do të thotë një avatar, i cili nuk është ministër. Kryeministri, në dekretin e presidentit, ka thënë jam përgjegjës për ngritjen e ministrisë të programit, që në këtë rast quhet Diella. Mund të quhej Manhattan Project. Kryeministri merr përgjegjësinë e një sektori qeveritar, AI. Dhe dekreti i presidentit thotë se kryeministri është përgjegjës për këtë. Mund të thoshte ministria për hapësirën ajrore. Dikur ka pasur kryeministri i 2007 Shqipëria fuqi bërthamore, ngriti një grup pune…Do të thotë që kryeministri po paraqiste një element të ri në qeverisjen e vendit. E bëri nëpërmjet mjeteve elektronike," tha Gjiknuri./Dosja.al

damian gjiknuri seance plenare 30 tetor 2025

Sondazh

Poll