Politike

"Europa është ballkanizuar, Franca nuk miraton dot as një buxhet"/ Rama: Kur bota të shpërthejë nuk do jetë faji ynë

Rama theksoi se nëse bota do të marrë fund, atëherë do të jetë për shkak se BE-ja dhe vendet e saj nuk kanë dëgjuar fjalën e tij dhe shteteve të Ballkanit.  

30 Tetor 2025, 10:47 Nga M.L
"Europa është ballkanizuar, Franca nuk miraton dot as një
Edi Rama

PARIS- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Europa është ballkanizuar shumë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, Rama ka deklaruar se Franca është ballkanizuar pasi nuk po miraton dot as një buxhet. 

Rama theksoi se nëse bota do të marrë fund, atëherë do të jetë për shkak se BE-ja dhe vendet e saj nuk kanë dëgjuar fjalën e tij dhe shteteve të Ballkanit.  

Mendoni që Franca është ballkanizuar?

Rama: Tërësisht. Shiheni, akoma nuk miratojnë dot një buxhet. Ça është kjo? Ballkan! Shihni Britaninë, shihni janë edhe më keq. Kështu që është një ballkanizim i tërë i Europës. Tani ne jemi të mirët, është për të qeshur dhe ju themi pastaj bëni paqe, mos kërcënoni, komunikoni, bashkëpunoni, sepse kjo është gjëja më e mirë për t'u bërë, sepse vijmë nga ferri dhe jemi lajmëtarët. Tani, nëse duan të na dëgjojnë, na dëgjojnë, në qoftë se nuk duan të na dëgjojnë, mos na dëgjojnë, ne jemi në rregull me të dyja. Në fund të fundit kur bota të shpërthejë, nuk do të jetë faji i Shqipërisë, kjo është e rëndësishme. Nëse bota do të bëhet më e mirë, ne do të themi, bëmë pjesën tonë. Kështu që në të dyja mënyrat në fund të fundit kur t'i shkojmë Shën Pjetrit përpara, sigurisht do të na jepet një vend në parajsë si shqiptar. Për britanikët dhe francezët, nuk jam i sigurt.

edi rama

Sondazh

Poll