Politike

"Orban është miku im", Rama nga Parisi: Nuk jam orbanist! BE është bekimi që kemi...

Më tej, kryeministri theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një bekim, duke shtuar se nëse BE nuk do të ishte pranë nesh, sot do të kishim fatin e Afganistanit.

30 Tetor 2025, 10:34 Nga M.L
"Orban është miku im", Rama nga Parisi: Nuk jam orbanist! BE
Edi Rama

PARIS-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë Forumit të Paqes në Paris se nuk është “orbanist”, duke theksuar se kryeministri hungarez Viktor Orbán është thjesht një miku i tij, por jo një figurë me të cilën ndan të njëjtat qëndrime politike. Më tej, kryeministri theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një bekim, duke shtuar se nëse BE nuk do të ishte pranë nesh, sot do të kishim fatin e Afganistanit.

“Më quajtët orbanist, ai është miku im, si të gjithë miqtë e mi pasi u bëra kohë në detyrë, por nuk jam orbanist. Kam një mendim shumë ndryshe nga Viktori për BE, është projekti më i jashtëzakonshëm politik. Besoj që BE është bekimi që kemi, të gjithë ne, qoftë edhe francezët. Shqipëria në BE mund të quhet bekim sepse po të ishim ajo ishim pas 50 vitesh izolim dhe diktaturë gjakatare varfërie, nëse BE nuk do ishte pranë nesh do të kishin fatin e Afganistanit”, tha Rama./ Dosja.al

edi rama viktor orban forumi i paqes ne paris

Sondazh

Poll